Gjykata vendos për Albin Kurtin, në arrest shtëpiak deri më 17 shkurt

0

Ish lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, do të qëndrojë në arrest shtëpiak, të paktën, deri më 17 shkurt pasi atij i është vazhduar arresti shtëpiak.

Këtë lajm e konfirmoi për KALLXO.com avokatja e Kurtit e caktuar sipas detyrës zyrtare, Hedije Ademi.

Nën këtë masë të sigurisë atij do t’i duhet të qëndrojë deri më 17 shkurt të vitit të ardhshëm.

Deputeti dhe ish lideri i Vetëvendosjes është arrestuar më 28 nëntor në Prishtinë pasi kishte marrë pjesë dhe kishte mbajtur fjalim në një tubim të opozitës në qendër të Prishtinës.

Ndaj tij është ngritur aktakuzë për shkak të dyshimeve për hedhje të gazit lotsjellës në sallë të Kuvendit të Kosovës, gjatë seancave të Kuvendit.

Fillimisht ndaj Kurtit ishte caktuar masa 30 ditëshe e paraburgimit, por më vonë kjo masë është zbutur në arrest shtëpiak.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here