Gjykata speciale në duartë e deputetëve të PDK-së

0

Në kohën kur kanë mbetur vetëm dhjetë ditë para se ligjvënësit e Kosovës ta kenë para vetes sfidën më të madhe të krijimit të Gjykatës Speciale, dy partnerët e koalicionit qeverisës vazhdojnë të jenë në “ethe” nëse do të arrijnë t’i sigurojnë 2/3 e votave të deputeteve.

Amendamentet kushtetuese, të cilat i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale për krimet e supozuara të luftës së UÇK-së mësohet se do të jenë në rend dite në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës më 7 maj. Por, situata vazhdon të jetë e “mjegullt” nëse dy partitë në pushtet, PDK e LDK do të arrijnë t’i bindin deputetët e tyre për të votuar në favor të krijimit të Gjykatës Speciale, pavarësisht kthimit të Listës Serbe në institucionet e Kosovës.

Fati i kësaj Gjykate vazhdon të jetë në duart e disa deputetëve të partisë së Hashim Thaçit, të cilët vazhdojnë të mos i bindën “urdhrave” të liderit të tyre për t’i thënë “po” krijimit të kësaj Gjykate. Në mesin e deputetëve “rebelues” të PDK-së që do të votojnë kundër janë: deputeti Fadil Demaku, Nait Hasani, derisa është përfolur emri i  Azem Syles, edhe i Ganimete Musliut. ..

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here