Gjykata Speciale kontrakton zyret në Prishtinë,Parlamenti ende nuk e ka miratuar funksionimin e saj

0

Gjykata Speciale i ka kontraktuar zyrat në Prishtinë për ta filluar punën. Tre katet e fundit të kësaj ndërtese në lokacionin qafa në Prishtinë, do të jenë zyra të Gjykatës Speciale.

Kjo ndërtesë është konsideruar që i plotëson nevojat, pasi i ka 3 katet e fundit të veçanta dhe ka lift të veçantë, raporton Indeksonline.

Gjykata Speciale po pret të merr dritën jeshile nga Kuvendi i Kosovës, mirëpo partitë opozitare janë duke e kundërshtuar ta votojnë.

Mirëpo edhe disa deputetë brenda koalicionin qeverisës PDK dhe LDK hezitojnë ta votojnë këtë gjykatë. Ndërsa, faktori ndërkombëtarë ka kërcënuar se nëse nuk e voton Kosova këtë gjykatë, do ta krijojë OKB-ja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here