Gjykata nuk e ndryshon masën ndaj Fjolla Morinës, ajo mbetet në shtëpinë me qira në Kukës

0

Këngëtarja Fjolla Morina e arrestuar në 19 shtator me armë pa leje në pikën kufitare të Morinës, mbetet në “arrest shtëpie”.

Në seancën e sotme për rivlerësimin e masës së sigurisë Gjykata e Kukësit, la në fuqi masën e dhënë nga shkalla e parë e gjyqësorit.

Kështu këngëtarja do të vijojë të qëndrojë në banesën e marrë me qira në Kukës, duke mos u larguar nga Shqipëria.

Këngëtarja akuzohet për veprën penale  “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

Ndërkohë më herët gjatë mëngjesit të sotëm gjykata i riktheu lirinë biznesmenit Fisnik Syla i cili u arrestua bashkë me këngëtaren, së bashku me shoferin e kësaj të fundit Fitim Muji.

Gjykata e Krubinit ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj tyre, duke vendosur “detyrim paraqitje” nga “arrest me burg” që u vendos fillimisht.

Prangosja e tyre u bë pasi udhëtonin me të njëjtën makinë me këngëtaren tip “Audi”, e cila u kalua në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, ku në çantën e Morinës, u gjetën dy pistoleta, njëra tip çakmak.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here