Gjykata liron 51 vjeçarin që çoi drejt vetëvrasjes të dashurën e tij 17-vjeçare

0

Lihet i lirë Shkëlqim Murrja, 50-vjeçari, që me kërcënimet e tij çoi drejt vetëvrasjes një vajzë, vetëm 17 vjeç. Ai është liruar pikërisht në seancën e parë kur ka qenë duke u shqyrtuar masa që duhej të merrej ndaj tij, pasi prokuroria nuk ka mundur ta bind gjykatë që i arrestuari të lihet në masën shtrënguese të “arrestit me burg”. Referuar të dhënave të para që vijnë nga Dibra mësohet se 50-vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij, ndërsa gjykata ka vendosur të presë dëshminë e të dëmtuarës e cila gjendet në spital në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore. Vajza mësohet se ka folur vetëm me kunatën e saj në lidhje me historinë që ka patur me Murrjan dhe se ky i fundit i bënte presion që të mos ndahej prej tij se ndryshe do të bënte publike historinë e tyre. Burri ka pranuar në gjykatë se ka njohje me vajzën dhe familjen e saj por kurrë nuk ka patur marrëdhënie me të. Ai ka thënë se e ka konsideruar si fëmijën e tij ndërsa ka hedhur poshtë gjithçka që i ka faturuar policia.

Mirëpo ndryshon versioni në një dëshmi që ka dhënë kunata e të dëmtuarës e cila ka pranuar për policinë faktin se vajza i kishte treguar në lidhje me Murrjan. Madje kunata e saj i ka thënë policisë se ka qenë pikërisht telefoni që i kishte blerë Murrja edhe shkaku që ka çuar atë drejt litarit, pasi bashkëshorti i saj ia ka gjetur telefonin dhe se e mitura nuk ka ditur të justifikojë se ku e kishte gjetur. Për të shpëtuar nga fakti që bashkëshorti i saj do ta merrte vesh këtë histori, fakt që burri nuk e ka pranuar në Gjykatë, ajo ka shkuar në gjini dhe në kasollen e bagëtive të shtëpisë së prindërve të saj, ka vendosur t`i japë fund jetës.

Për fat është kapur në kohë nga familjarët të cilët e kanë çliruar vajzën nga litari, por gjendja e saj ka qenë kritike. Vajza mësohet se është nën kujdesin e mjekëve dhe të familjes së saj në Tiranë, ndërsa pritet që në momentin që të përmirësohet edhe të merret në pyetje për të treguar rrethanat e çështjes dhe për ët folur në lidhje me njohjen me 50-vjeçarin Murrja. I moshuari do të paraqitet në polici derisa të merret një vendim tjetër për të, nëse vërtetohet se historia e tyre është e vërtetë dhe se ai ka ushtruar presion ndaj të miturës, shkak ky që dyshohet që e ka çuar edhe drejt vetëvarjes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here