Gjykata Kushtetuese vendosë: Nuk ka zgjedhje të reja në Prishtinë

0

Gjykata Kushtetuese vendos që në Prishtinë të mos përsëritet balotazhi mes Shpend Ahmetit dhe Arban Abrashit. Rrjedhimisht, pas vendimit që pritet të dalë shumë shpejt, ish-kandidati i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti, do të vazhdojë mandatin e tij të dytë si kryetar i Prishtinës.

Për më shumë se një vjet, Shpend Ahmeti qeveris me Prishtinën, pa iu konfirmuar në të gjitha instancat fitorja e mandatit të dytë.

Gjatë kësaj periudhe Gjykata Kushtetuese po shqyrtonte nëse pati shkelje gjatë balotazhit që e nxori fitues Ahmetin, që atëherë garonte nën shenjën e VV-së.

Gazeta Express merr vesh nga burimet e saj se tashmë Gjykata Kushtetuese ka vendosur që në Prishtinë të mos përsëritet gara për kryetar.

Mirëpo, këtë e kishte demantuar menjëherë Gjykata, duke thënë se nuk ka marrë asnjë rekomandim nga një institucion ndërkombëtar rreth çështjes në fjalë.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/gjykata-kushtetuese-vendos-qe-prishtina-te-mos-shkoje-ne-zgjedhje-619231/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here