Gjykata Kushtetuese i hap rrugë themelimit të Gjykatës Speciale, presidentja Jahjaga kërkon koncensus politik

0

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka kumtuar sot se një ditë më parë ka vendosur ta deklarojë si të pranueshme kërkesën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës të datës 9 mars 2015 me amandamentin numër 24 të Kushteutës së Republikës së Kosovës. Kjo Gykatë ka konifrmuar se amandamenti 24 nuk i pakëson të drejtat dhe liritë e njeruiut, të përcaktuara në kapitullin II dhe III të Kushtetutës.

Ky vendim i hapë rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Me një shumicë votash Parlamenti i Kosovës e ka ratifikuar me datë 23.04 2014 marrëveshjen Kosovë-Bashkim Evropian, e cila mundëson themelimin e Gjykatës Speciale të Kosovës dhe vazhdimin e mandatit të ristrukturuar të misionit EULEX deri në qershor të vitit 2016. Për këtë të fundit do të duhet amandamenitimi i një serë ligjesh të Kuvendit të Kosovës. 89 deputetë votuan pro themelimit të Gjykatës Speciale, ndërsa 22 votuan kundër.
Të gjitha subjektet politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, me përjashtim të Lëvizjes Vetvendosja, kanë votuar në favor të themelimit të Gjykatës Speciale.
Vendimin e kumtuar sot nga Gjykata Kushteutuese e ka përshëndetur presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Ajo sot e ka pranuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese rreth amendamenteve kushtetuese për krijimin e Gjykatës Speciale. Me këtë rast, Presidentja Jahjaga ka thënë se me këtë aktgjykim është bërë një hap drejt përmbushjes së obligimeve ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, në respektim të plotë të frymës së Kushtetutës së vendit dhe ligjeve të tij.
Presidentja Jahjaga, e cila udhëheq koordinimin ndërinstitucional për themelimin e Gjykatës Speciale në përputhje me marrëveshjen e aprovuar nga Kuvendi i Kosovës vitin e kaluar, theksoi se veprimi i ardhshëm është përmbyllja sa më e shpejtë e diskutimeve rreth ligjit që rregullon gjykatën dhe që mundëson përgatitjen e pakos legjislative, e cila do të votohet në Kuvend.
Presidentja Jahjaga bëri thirrje për një konsensus të përgjithshëm politik dhe shoqëror për përmbushjen e kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare përmes krijimit të bazës ligjore për Gjykatën e cila do të adresojë akuzat e dalura nga raporti i Këshillit të Evropës dhe që assesi nuk do të gjykojë përpjekjet tona për çlirim dhe pavarësi. Ajo theksoi se Kosova duhet ta demonstrojë përkushtimin e saj për të përmbyllur këtë kapitull të rëndë.
Vendimin e Gjykatës Kushtuese e ka përshëndetur edhe Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, shefi i zyrës së BE-së në Prishtinë dhe politikanë të pozitës në Kosovë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here