Gjykata kroate liron me kaucion të dyshuarin për vrasjen e Enver Hadrit

0

I dyshuari për vrasjen e Enver Hadrit në Bruksel në vitit 1990, Andrija Drashkoviq (51 vjeç), është liruar nga paraburgimi në Split, Kroaci, me kaucion prej 100.000 euro. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Gjykatës në Split Damir Romac, njoftojnë medie kroate, transmeton koha.net. “Drashkoviqit i është marrë pasaporta, ai nuk guxon ta braktisë Splitin, e gjatë dhjetë ditëve të ardhshme do të ekstradohet në Belgjikë”, ka thënë Romac.

Drashkoviq është arrestuar para dhjetë ditësh me urdhër të autoriteteve belge për shkak të vrasje së emigrantit shqiptar Enver Hadri, kryetar i “Lëvizjes për të drejta të njeriut”.

Mediet serbe thonë se Drashkoviq ka vrarë edhe një shtetas serb në Beograd në vitin 2000 dhe për këtë ai ka vuajtur dënimin me burg 9 vjet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here