Gjykata ka hedhur poshtë padinë e Haradinajt ndaj Muhaxherit

0

Gjykata Themelore në Pejë e ka hedhur poshtë padinë që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e kishte ngritur ndaj kryetarit të komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Lajmin për Kallxo.com e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti.

Ndërsa, Arianit Koci, avokat i Haradinajt, tha se nuk ka pranuar ndonjë vendim të gjykatës por paralajmëroi ankesë nëse padia që ai e përfaqësonte në gjykatë është refuzuar.

Muhaxheri ishte paditur për shpifje nga ana e kryeministrit të Kosovës për shkak të disa komenteve të tij të bëra në gazetën austriake “Der Standard” të cilat kryeministri i vlerësonte si “fyese dhe shpifëse”.

Në një seancë të qershorit të këtij viti, Haradinaj kishte kërkuar 250 mijë euro dëmshpërblim nga Muhaxheri për këto deklarata.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here