Gjuriq:Serbia do të kërkojë nga OKB-ja themelimin e Gjykatës Speciale

0

Drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka thënë se Serbia do të kërkojë nga OKB-ja themelimin e Gjykatës Speciale i cili sipas tij do t’i dënojë krimet e UÇK-së.

Sipas tij është e qartë se në Kosovë nuk ekziston vullneti politik që ato krime të dënohen.

“Pres që të gjitha shtetet e posaçërisht anëtaret e Këshillit të Sigurimit ta mbështesin gjykatën ndërkombëtare që do t’i gjykonte krimet e UÇK-së”, ka thënë Gjuriq në konferencën e jashtëzakonshme me gazetarë, transmeton B92.

Popullit serb sipas tij në më pak se 24 orë pas lirimit të Naser Oriqit, i kanë hedhur kripë në plagë edhe me vendimin e parlamentit të Kosovës që ka refuzuar të formojë Gjykatën Speciale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here