Gjuriq:”Parku i Paqes” në Urën e Ibrit hiqet me marrëveshje të kryetarëve të komunës së Mitrovicës

0

Drejtori i Zyres për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar se “Parku i Paqes” i cili ndodhet në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, mund të hiqet vetëm në rast se për këtë arrijnë marrëveshje kryetarët e dy komunave të pjesës jugore dhe veriore të këtij qyteti.

Ai ka rikujtuar se “Parku i Paqes” është ndërtuar dhe se me punët për ndërtimin e sheshit “Car Lazar” në Mitrovicë ka filluar pas heqjes së barrikadës së betonit dhe se në gusht të vitit të kaluar kanë arritur një marrëveshje të quajtur “Plani Zbogar në tri pika”.
“Pika e parë e këtij plani është ‘status quo’-ja në urë, do të thotë asgjë nuk ndryshon në urë dhe as përreth tij, ne atëherë e kemi pranuar këtë në mënyrë që të mos vihet në dyshim ekzistimi i ‘Parkut të Paqes’. Në momentin që kryetarët e komunave arrijnë një lloj marrëveshje për atë se si do të duket një zgjidhje e përhershme për urën në Mitrovicë, sigurisht që do të zgjidhet edhe ky problem”, ka theksuar Gjuriq.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here