Gjuriq:Lista serbe nuk do të kthehet në Qeveri dhe Parlament ,ajo nuk është dekor

0

Lista Serbe nuk do të kthehet në Qeveri dhe as në Kuvendin e Kosovës, derisa pala shqiptare të mos e respektojë marrëveshjen e koalicionit.

Kështu është vendosur në takimin e kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe drejtorit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq me përfaqësuesit e Listës Serbe. Pas këtij takimi Marko Gjuriq ka thënë se në javët e ardhshme do të mbahet një takim i jashtëzakonshëm me përfaqësuesit e të gjitha komunave serbe në Kosovë, në të cilin do të shqyrtohen veprimet e mëtutjeshme pas shkarkimit të ministrit Aleksandar Jabllanoviq në Qeverinë e Kosovës.

“Ne nuk kemi hyrë në qeveri për të qenë folklor apo dekor dhe as që do të jemi pjesë e saj gjatë tërë kohës sa dikush mendon se duhet të jemi dekor”, ka thënë Gjuriq. Ai më tej ka thënë se përfaqësuesit serb të Kosovës do të takohen një herë në muaj me kryeministrin Vucic dhe se të gjitha vendimet do të merren bashkërisht dhe në marrëveshje me kryeministrin Vucic dhe Qeverinë e Serbisë. /rtk/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here