Gjuriq tregon se si hyri në Kosovë: Do të hyj prapë

0

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se pretendimet e autoriteteve në Prishtinë për shkaqet e arrestimit, janë vetëm arsyetime.

Ai tha se e ka për detyrë zyrtare të merret me popullin serb në Kosovë, andaj askush nuk mund të e ndalë të shkoj atje, përcjellë gazetametro.net

“Unë e Selakoviq ishim për të kryer detyrat, për të folur me serbët. Edhe tani ju them, përsëri do të shkoj, gjithmonë, gjithmonë do të shkoj atje”, ka thënë Gjuriq.

“Unë kam hyrë atje më veturë, sipas rregullave me dhe dokumenteve përkatëse. Kam lajmëruar ardhjen mbi 72 orë më herët”, ka shtuar ai.

Të gjithë përfaqësuesit serbë morën mesazhin se e qartë se në Kosovë askush dhe asnjëherë nuk do të mund të bëjë Ollujën dhe Pljesakun e ri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here