Gjuriq ka hyrë në Mitrovicën e Veriut, nën përcjelljen e 50 xhandarëve serbë

0

I ashtuquajturi drejtor për Zyrën e Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka hyrë në sallën ku pritet të mbahet debati mbi dialogun e brendshëm për Kosovën, njoftojnë burime të KosovaPress-it.

Më herët Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ai nuk ka leje për vizitë në Kosovë, ndërsa është paralajmëruar arrestimi i të gjithë atyre zyrtarëve serbë që hyjnë në vendin tonë pa marrë leje paraprake.

Sipas kësaj medie, ai është duke qëndruar në Mitrovicën e Veriut, nën përcjelljen e 50 xhandarëve serbë.

Askush nuk po lejohet t’i ofrohet sallës ku po mbahet takimi rreth dialogut të brendshëm për Kosovën, ndërsa edhe gazetarët janë përjashtuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here