Gjuriq: Duhet të përfitojmë nga kaosi në Kosovë, të bëhemi akoma më të fortë

0

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se politikanët shqiptarë të Kosovës, kanë rënë në të njëjtën gjendje që kishin rënë politikanët e Serbisë, pasi që e kishin humbur Kosovën.

Ai në një tubim të partisë së tij në Serbi, ka thënë se politikanët nga Kosova po i bëjnë të njëjtat gabime që i kanë bërë politikanët serb të cilët, sipas tij, e ka dërguar në një gjendje të keqe Serbinë.

“Ky fakt në të vërtet nuk na bënë krenar, por një kaos i tillë çfarë po mbizotëron në Kosovë me përkushtimin tonë për të punuar për fuqizimin e popullit tonë, dhe duke fituar përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare, mendoj se në të ardhmen do të krijojë shumë hapësirë që të jemi edhe më të fortë në Kosovë sesa kemi qenë”, ka thënë Gjuriq, transmeton lajmi.net.

Ai ka bërë me dija se beteja për Kosovën nuk do të përfundojë asnjëherë dhe se “koha e serbëve do të arrijë përsëri”, ka bërë të ditur Gjuriq.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here