Gjukanoviç i pari për korrupsion, e pasojnë presidenti i Azerbejxhanit dhe kryeministri i Maqedonisë

0

Projekti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit OCCRP, e ka shpallur kryeministrin malazez Milo Gjukanoviç si “Personin e vitit për krim të organizuar”.

Sondazhi vjetor ka nxjerrë “fitues” kryeministrin jetëgjatë malazez me pak vota më shumë se bashkëshortja dhe fëmijët e presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev. Një lider tjetër ballkanik, kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski, doli i treti.

“Këtë e shohim si shpërblim për arritje jetësore”, ka thënë redaktori dhe bashkëthemeluesi i OCCRP-së, Drew Sullivan, raporton “EurasiaReview”.

“Askush, përjashtuar presidentin rus, Vladimir Putin, s’e ka drejtuar një shtet të varur kaq shumë në korrupsion, krim të organizuar dhe politika të fëlliqura. Është vërtetë dhe thellësisht i kalbur deri në palcë”, ka thënë Sullivan për regjimin e Gjukanoviçit.

Përgjatë një karriere politike që ka zgjatur pothuajse tre dekada, Gjukanoviç ose ka qenë kryeministër ose president i shtetit.

“Ndonëse ai veten e cilëson si lider progresist e pro-perëndimor, i cili kohën e fundit ndihmoi vendin e tij të anëtarësohet në NATO dhe është në rrugë drejtë anëtarësimit në BE, ai ka ndërtuar një prej kleptokracive më të përkushtuara dhe strehën më të mirë të krimit të organizuar në botë”, vlerëson OCCRP, transmeton “Koha.net”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here