Gjuhëtarin Paçarizi e pengon titrimi në storien e Tv KLAN për Pacollin

0

Gjuhëtari Rrahman Paçarizi ka vërejtje për storien e realizuar nga Tv KLAN i Tiranës në shtëpinë e Behgjet Pacollit. Atë e ka penguar titrimi që është bërë nga televizioni kur ka folur xhaxhai i Pacollit.

“Shikojeni nga minuta 7.33 deri 8.35 nje nder qasjet ma diskriminuese dhe ma stigmatizuese qe i bahen nje varieteti gjuhesor te shqipes ne TV Klan, ku rrëfimi i kulluar gjuhësisht i një plaku kosovar titrohet në varietetin “e njësuar” të shqipes. Merreni me mend, axhës së Bexhet Pacollit i titrohet rrëfimi, ndërsa Bexhetit jo, edhe pse ata flasin të njëjtin varietet.
Le të më thotë edhe një i vetëm shqiptar më jugori i mundshëm se nuk e kupton plakun Ibish Pacolli, natyrisht përveç gazetares-shotë (patë), që ndjek shembullin e Kinostudios “Shqipëria e re”, për tipizim personazhes sipas varietetit gjuhësor që përdorin.
Deputetë, a dojshi ligj për gjuhën, a m’u dok. Krejtve kanë me ju titru. Jo që s’ju kuptojnë, po veç sa me ju përçmu”, ka shkruar ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here