Gjuha shqipe, gjuhë zyrtare në një spital publik në New York

0

Emigrantët shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gëzojnë respekt dhe të drejta.

Në spitalet amerikane, përveç faktit që pacientëve shqiptarë iu sigurohet përkthyesi (në rast se nuk e flasin anglishten), spitali publik “Jacobi Medical Center” në Bronks të Nju Jorkut, përdor gjuhën shqipe edhe në mbishkrimet e orientimit në spital.

Ja se çfarë shkruan profesor Gjokë Gojçaj, i cili ka publikuar këto fotografi nga mbishkrimet e këtij spitali: “Një shembull demokracie dhe qytetërimi amerikan… Gjuha shqipe, gjuhë e tretë zyrtare në këtë spital”.

Siç mund të vihet re edhe nga këto foto, udhëzimet e këtij spitali janë në gjuhën angleze, spanjolle dhe shqipe. Gjithashtu, udhëzimet përmbajnë edhe alfabetin Braille (për personat që kanë humbur shikimin). /illyria
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/gjuha-shqipe-gjuhe-zyrtare-ne-nje-spital-publik-ne-new-york-foto-87957/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here