Kryetarit të Parlamentit Kadri Veseli i “hargjohen” karamelat

0

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve rreth akuzave të ish-kryeministrit e ministrit Bajram Rexhepi ndaj tij, tha se “Me tregu të drejtën unë më nuk kam karamela t’i jap askujt.

Janë qytetarët e Kosovës që vlerësojnë përgjegjësinë e secilit prej neve… Në qoftë se jam i ziu, i bardhi kur dëshiron mundet me ba ministër, realisht siç i ka bërë të tjerët”, duke aluduar haptas në kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçin, për të shtuar se “Ajo që është kryesore, veçanërisht partisë sime i duhen reforma të thella, me njerëz të ri, me përgjegjësi të reja”, u shpreh ai.

Në fakt ajo çka duhet të jetë prioritet nacional e për të gjithë qytetarët e Kosovës është ligjshmëria, shteti ligjor përmirësimi i jetës se qytetarëve të Kosovës veçanërisht në rrethanat kur po kalojmë një krizë akute sociale dhe ekonomike, për më tepër rritjen e besueshmërisë, tha Veseli.

Megjithatë secili qytetar, çdo njeri që ka përgjegjësi politike është i lirë, Kushtetuta dhe ligjet tona ua lejon të gjithëve t’i shprehin mendimet e veta.

Akuzat e Bajram Rexhepit, drejtuar juve se keni kapur fillimisht PDK-në pastaj edhe institucionet, Veseli i arsyetoi me pohimin se kjo kapja është bërë edhe si modë. Në rend të parë, zgjedhjet e kaluara të mbajtur në Kosovë kanë marrë vlerësimin më pozitiv që ka pasur Kosova në të gjitha zgjedhjet parlamentare.

Kjo është më kryesore, pasi që nuk kanë fituar vetëm individët, por e gjithë Kosova.
Sa i përket deklarimit, me sa kam dëgjuar ka folur me respekt për të bardhë e të zi, kështu ka qenë apo? Me tregu të drejtën unë më nuk kam karamela t’i jap askujt. Janë qytetarët e Kosovës që vlerësojnë përgjegjësinë e secilit prej neve.

Në qoftë se jam i ziu, i bardhi kur dëshiron mundet me ba ministër, realisht siç i ka bërë të tjerët. Ajo çfarë dëshiroj ta them e që është kryesore, të gjithë ne jemi të thirrur në përgjegjësinë institucionale, për më tepër që dikush ka pasur përgjegjësi aktive institucionale, të jetë më i qetë, më i vëmendshëm.

Dielli u duhet të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, jo vetëm një individi. Ajo që është kryesore, veçanërisht partisë sime i duhen reforma të thella, me njerëz të ri, me përgjegjësi të reja të cilët do t’u japin shpresë të gjithë qytetarëve për integrime euroatlantike.(express)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here