Gjuan me armë në oborrin e tij, përfundon në pranga

0

Policia e Kosovës i ka konfiskuar dy armë në Suharekë. Një pushkë dhjetëshe është sekuestruar në fshatin Sallagrazhdë, e dorëzuar në mënyrë vullnetare, ndërsa një pistoletë e llojit “Ekol Tuna“ është sekuestruar në një veturë e cila ishte në oborrin e një shtëpie në fshatin Shirokë. Shkas për gjetjen e kësaj arme kishin qenë disa krisma që janë dëgjuar nga një patrullë policore e cila kishte rastisur të ishte afër vendit të ngjarjes dhe lehtë e ka identifikuar oborrin e qytetarit të dyshuar i cili është arrestuar dhe është dërguar në stacion për t’u pyetur për rastin. Pas intervistës është informuar prokurori i shtetit i cili ka nënshkruar vendimin për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here