Gjuajtje me armë në Mitrovicë,një person i plagosur

0

Rrahja që ndodhi mëngjesin e sotëm në Mitrovicë ku u tha se pati të shtëna edhe me armë zjarri ka lënë të plagosur njërin prej të dyshuarve.

Këtë për KosovaPress e konfirmoi para pak çastesh zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, duke e cilësuar rastin si vrasje në tentativë.

“Si pasojë e të shtënës me armë, një person është plagosur dhe është dërguar në QKUK, ndërsa është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Zahiti.

Sipas tij, motivet mbeten ende të panjohura për policinë dhe po punohet në ndriçimin e plotë të rastit.

Rrahje dhe të shtëna në qendër të Mitrovicës

Një rrahje mes dy personave, me ç’rast u përdor edhe një armë zjarri, ka ndodhur të dielën rreth orës 7:15 afër postës kryesore në Mitrovicë.

Dëshmitarët okularë kanë thënë për KosovaPress, se ngjarjes i ka paraprirë një mos marrëveshje e mëhershme në mes të këtyre dy personave.

“Si pasojë, njëri prej personave të përfshirë në incident ka nxjerr revolen dhe ka shtënë një herë, por fatmirësisht nuk ka qëlluar askënd”, kanë thënë dëshmitarët, duke shtuar se rrahja ka zgjatur disa minuta.

Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet, ndërsa mësohet se njëri nga pjesëmarrësit në këtë incident është arrestuar.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar ngjarjen për KosovaPress, duke thënë se një person është arrestuar dhe një tjetër është lënduar, por akoma nuk dihet nëse lëndimi është shkaktuar nga arma apo përleshja.

Sipas tij, policia ka konfiskuar një armë zjarri dhe po punohet intensivisht në zbardhjen e plotë të këtij incidenti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here