Gjobiten kompanitë që transportojnë migrantët ilegal

0

Shumica e kompanive që po transportojnë qytetarët e Kosovës në drejtim të Serbisë, janë dënuar mbrëmë nga autoritetet përgjegjëse.

Një nga pronarët e autobusëve, në kushte anonimiteti ka thënë se ndaj tij dhe disa pronarëve tjerë të autobusëve janë shqiptuar dënime në shumë prej njëmijë euro.
“Secilin nga ne që kemi pasur më shumë se një autobus nga ne jemi dënuar nga 1 mijë euro. Arsyetimi ka qenë se ne nuk kemi drejtë që të nisim më shumë se një autobus për natë, pa pasur edhe leje shtesë për numër më të madh të nisjeve”, ka bërë të ditur ky burim.

Sipas tij, nisjet e rregullta janë kryer vetëm në orën 9:30, me ç’rast në drejtim të Serbisë kanë mësyrë mbi 250 persona.

“Nisjet e mëvonshme janë bllokuar nga Policia dhe asnjë nga ne s’kemi mundur ta nisim më shumë se nga një autobus. Kështu që gjysma e udhëtarëve kanë mbetur në tokë”, ka sqaruar burimi i gazetës.

Në fakt, të premten është parë një mobilizim më i madh i autoriteteve shtetërore për ta ndaluar migrimin ilegal.

Presidentja, Atifete Jahjaga ka qëndruar në Vushtrri e Ferizaj, në dy komunat që janë më të prekura nga eksodi, ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni ka deklaruar se nga ikjet po përfitojnë grupet kriminale.

Thirrje për mosbraktisje të vendit ka pas edhe nga autoritetet e jashtme. /Tribuna/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here