Gjirokastra shpall vitin 2016 si vitin kulturor të Ismail Kadaresë

0

Bashkia e Gjirokastrës ka shpallur vitin 2016 si vitin kulturor të Ismail Kadaresë, në kuadrin e 80-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të shquar shqiptar.

Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami, tha se përgjatë gjithë vitit 2016 do të zhvillohen aktivitete të shumta në qytetin e lindjes së shkrimtarit. Në vitin 2016 do të hapet shtëpia-muze “Ismail Kadare”, e cila u restaurua së fundi.

Aktivitetet

a)- Muaji janar 2016 do të jetë muaji gjatë të cilit çdo ditë do të ketë një event nga krijimtaria e shkrimtarit.

b)- Trupa e teatrit profesionist do ngjisë në skenë veprën “Darka e gabuar”.

c)- Ekspozitë e piktorit Bashkim Ahmeti, me titull “Kadare dhe Gjirokastra”.

d)- Festivali poetik “Ca pika shiu ranë mbi qelq”…

e)- Çmimi letrar “Kadare” në Gjirokastër.

f)- Në panairin mbarëkombetar të artizanatit: suvenire me emrin, firmën dhe portretin e shkrimtarit Kadare.

Përgjatë vitit 2016, shtëpia e lindjes së shkrimtarit pritet të kthehet në një itinerar për mijëra vizitorë vendas dhe të huaj. Bashkia pritet të propozojë edhe ngritjen e një shtatoreje të shkrimtarit në një nga sheshet qendrore të qytetit.

Ismail Kadare lindi më 28 janar të vitit 1936 në qytetin e gurtë të Gjirokastrës dhe është shkrimtari më i njohur shqiptar. Ai është përkthyer sot në botë në rreth 50 gjuhë dhe është nominuar disa herë për çmimin “NOBEL” të Letërsisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here