Gjirafës së vetme të bardhë në botë i vendoset një pajisje GPS

0

Gjirafës së vetme të bardhë në botë, që jeton në Kenia, i është vendosur një pajisje gjurmimi GPS për ta mbrojtur atë nga gjuetarët pa leje, njoftoi Rezervati Ishakbini Hirola.

Në fakt kjo kafshë e rrallë është e gjinisë mashkullore dhe pavarësisht nga veçantia, nuk ka emër. Ai mbeti vetëm pasi një femër dhe këlyshi i saj u vranë nga gjuetarët pa leje në mars, raporton AP.

Ngjyra e bardhë e kafshës është shkaktuar nga një anomali e rrallë gjenetike e quajtur leukemi, dhe për shkak të pamjes së pazakontë, rrezikohet jashtëzakonisht nga gjuetia pa leje.

Një pajisje gjurmimi GPS e bashkangjitur në një nga brirët e gjirafës së bardhë do t’ju dërgojë rojeve informacione rreth vendndodhjes së saj çdo orë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here