Gjini:Kryeministër,nga kush frikësohesh?

0

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini ka reaguar ndaj deklaratave të Isa Mustafës, i cili ka thënë se mos zgjedhja e Hashim Thaçit në krye të Presidencës do të ketë pasoja në shtet. Gjini në një postim në Facebook e ka pyetur kryeministrin Mustafa se prej çka po frikësohet.

Lexojeni të plotë postimin e Gjinit:

Prej çka po frigohet Isa? Apo si u bë që fati i shtetit qenka i lidhur me Hashim Thaqin si President?

Një margaritar i radhës na erdhi nga Kryeministri i dytë, Isa Mustafa. Tani ai po iu thotë deputetëve të Kuvendit se moszgjedhja e Thaqit për President do të ketë pasoja shtetërore! Pse është kështu, nëse është e vërtetë, do të pyes dikush!? Çka mund të ndodhë nëse Hashim Thaqi nuk zgjedhet President?

Më e “keqja” që mund të ndodhë në aspektin kushtetues është të shkojmë në zgjedhje. Dhe si po ndodhka pra, që shteti të ketë pasoja nëse shkojmë në zgjedhje? Përkundrazi, do të bie një qeveri të cilën as ata që e kanë votuar LDK-në nuk e duan.

E vërteta është se sikur Mustafa do t’i kishte thënë elektoratit të LDK-së në pranverë të vitit të kaluar, se pas zgjedhjeve do të shkonte në koalicion me PDK-në, nuk besoj se do ta votonin. Ky skenar nuk është fare i keq për Kosovën.

I dyti skenar i mundshëm është që të gjendet një president konsensual. Edhepse si opcion është pak i mundshëm, nuk do të ishte fare problem për Kosovën që të gjendet një President i tillë, përkundrazi.

Çka do të ndodhte pra nëse Thaqi nuk zgjedhet President dhe që do të ishte aq dramatike sa të rrezikohej shteti? Asgjë fare! Për shtetin jo, por për Isen & co me gjasë po.

Së pari, Isa do ta humbte pozitën e Kryeministrit e me gjasë edhe udhëheqjen e partisë, e cila nuk e ka merituar fare një kryetar të tillë. Në atë rast ai do ta humbte mburojën kundër ligjit, për të birin e edhe për vehte. Pra Isa Mustafa nuk e ka fare hallin e Kosovës apo të shtetit, e ka hallin e vet personal, siq e kishte edhe më përpara.

Isë, Kosova nuk humb asgjë nëse Thaqi nuk bëhet President, ti humb. Mos i dredh gjërat. Që punët të shkojnë edhe më keq për ty, po duket se Thaqi as që po dëshiron të bëhet President. E kësaj të fundit hajde e bjeri në fije! Kjo është pyetje një million dollarëshe si thonë Amerikanët, pse Thaqi nuk po mund t’ia besojë partinë Veselit. Më së shumti të takon ty ta marrësh vesh po duket (sic). /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here