Gjendet njëra nga dy kutitë e zeza të aeroplanit A320

0

Kërkimet po vazhdojnë në zonën ku aeroplani A320 u rrëzua në mëngjesin e datës 24 mars.Shumë ekipe të shpëtimit po gjurmojnë zonën.Ndër personat që po flutururuan zonën ishte edhe deputeti i zonës në Parlamentin francez Cristoph Castaner i cili konfirmoi se një nga dy kutitë e zeza është gjetur.Të njëjtin informacion e konfirmoi edhe Ministri i Punëve të Brendëshme Bernard Caseneuve.

Sipas informatave të mediave franceze aktualisht të gjitha kërkimet e helikopterëve të ushtrisë dhe policisë franceze janë ndërprerë për të vazhduar të mërkurën në mengjes.Poashtu mësohet se nesër në Francë me rastin e kësaj tragjedie do të arrijnë në vizitë kancelarja gjermane dhe kryeministri spanjoll.

media_xll_7584626
Zona ku u rrëzua aeroplani A320

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here