Gjinden eshtrat e një kafshe misterioze në Seqishtë të Hanit të Elezit (video)

0

Në Seqishtë të Hanit të Elezit është gjetur një skelet i pazakontë. Eshtrat e kafshës misterioze ngjasojnë me atë të foshnjës së dinozaurëve, të cilët kanë miliona vjet që janë zhdukur. Gjallesa po sfidon edhe ekspertët.

Klan Kosova raporton se ai skelet u gjet në kulmin e një shtëpie të vjetër, kur atë e rinovuan dhe e hodhën në lum, por pastaj e morën edhe pse jo i tëri.

Në atë gjendje e dërguan tek doktori i shkencave të antropologjisë, Safet Nishevci që udhëheq edhe Muzeun e Natyrës por ai nuk mundi të vinte në përfundim se për çfarë kafshe bëhet fjalë.

E befasuar me formën e këtij skeleti ka mbetur edhe një patologe e EULEX-it. Thotë se duhet analiza për të.

Edhe drejtori i mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu thotë të mos ketë parë të tillë.

“Është kafshë jo e zakonshme. I ngjason një foshnje dinozauri”, thotë ai.

Presin që në ekip tu bashkëngjitet edhe një veterinar dhe të shohin së paku se cilit lokacion i takon.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here