Gjimnastja amerikane tërhiqet nga Olimpiada që ta ruaj shëndetin e saj mendor

0

Gjimnastja amerikane Simone Biles është tërhequr nga finalja në garat individuale të së enjtes në Tokyo në mënyrë që t’i japë përparësi shëndetit të saj mendor.

Lajmet e fundit vijnë pasi katër herë fituesja e medaljes së artë olimpike u tërhoq nga finalja e ekipit të grave të martën.
Në një deklaratë, nga Federata e Gjimnastikës së SHBA u tha: “Pas vlerësimit të mëtejshëm mjekësor, Simone Biles është tërhequr nga të gjitha garat e fundit individuale.  Ne e mbështesim me gjithë zemër vendimin e Simone dhe e përshëndesim trimërinë e saj në dhënien përparësi të mirëqenies së saj. Guximi i saj tregon arsyen pse ajo është një model për kaq shumë. ”

Shumë gjimnastë dhe sportistë gjithashtu e kanë vlerësuar vendimin e Biles, përfshirë edhe notarin Michael Phelps – olimpisti më i dekoruar i të gjitha kohërave.

“Lojërat Olimpike janë dërrmuese, ka shumë emocione. Mund të flas për këtë për një orë,” tha Phelps, i cili fitoi 28 medalje olimpike në karrierë.

“Mënyra më e lehtë për mua të them është se unë mendoj se sportistët, dhe sportistët olimpikë në përgjithësi, kemi nevojë për dikë që mund t’i besojmë. Dikush që mund të na lejojë të jemi vetvetja, të na dëgjojë dhe të na lejojë të bëhemi të prekshëm. Ne mbajmë shumë gjëra dhe shumë peshë mbi supe. Është sfiduese, veçanërisht kur kemi dritat mbi ne dhe të gjitha pritjet që janë duke u hedhur mbi ne. Ne jemi qenie njerëzore, askush nuk është perfekt. Është ok, të mos jesh ok. Është në rregull të kalosh ulje-ngritje. Nganjëherë ndjehesha sikur po mbaja, siç tha Simone [Biles], peshën e botës mbi supe. Është një situatë e vështirë ”. tha Phelps.

Ndërkohë, legjenda e boksit Manny Pacquiao shkroi në Twitter: “Një herë kampion, gjithmonë kampion. Zoti e bekoftë @ Simone_Biles. ”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here