Gjilanasit kërkojnë largimin e imamit Shaban Murati me pretekst se “ka ide vehabiste”

0

Rreth 30 persona të cilët kanë ndihmuar financiarisht në ndërtimin e xhamisë “Dardania” të Gjilanit janë duke protestuar para Bashkësisë Islame në Prishtinë ku po kërkojnë takim me myftiun, Naim Tërnava.

Kërkesa e tyre është largimi nga pozita e imamit të kësaj xhamie, Shaban Murati me arsyetimin se ky i fundit ka ideologji vehabiste, transmeton Klan Kosova.

Protestuesit po duan zgjidhje të këtij problemi të cilin thonë se e kanë tash e tri vjet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here