Gjilan: “Hidromorava” e dëmtuar me rreth 6 milionë euro nga falja e borxheve

0

Drejtori gjeneral në “Hidromorava”, Muhamed Suliqi thotë se kjo kompani do ta ruaj primatin dhe do të jetë besnike ndaj konsumatorëve. Sipas tij “Hidromorava” ka realizuar projekte të rëndësishme në dobi të konsumatorëve derisa thotë se në të ardhmen pritet të investohet në zonat rurale falë donacioneve vendore e ndërkombëtare.

Muhamed Suliqi ka një optimizëm të madh sa i përket të ardhmes së “Hidromoravës”. Thotë se ka një staf profesionist dhe se me rritjen e konsumatorëve janë krijuar kushtet për ta shtuar numrin e punëtorëve.

Në një bisedë për rajonipress Muhamed Suliqi drejtor në “Hidromorava” thotë se sivjet ka ujë të mjaftueshëm dhe se nuk pritet të ketë reduktime. “Ka 15 vite që penda e Përlepnicës nuk e ka pasur këtë nivel të ujit për këtë kohë”.

Suliqi thotë se falja e borxheve e ka dëmtuar shumë këtë kompani. “Rreth 6 milion euro janë borxhe të falura të cilat na kanë dëmtuar shumë. Mbi 3 milion euro duhet të shlyhen deri në vitin 2018”.

Përkundër këtyre sfidave Suliqi thotë se pagesa e konsumatorëve është e mirë. Sipas tij borxhlinjtë më të mëdhenj të “Hidromoravës” mbesin rastet sociale, derisa tek komuniteti serb është shtuar interesimi për të paguar fakturat tona”.

Suliqi thotë se tani me ardhjen e mërgimtarëve krijohen edhe harxhime dhe konsum i ujit, por mërgimtarët janë të rregullt dhe ne do të kemi tolerime të arsyeshme për ta.

Suliqi ndërkaq tha se Penda e Përlepnicës shumë shpejt do të monitorohet nga kamerat, edhe pse ky projekt për ne mbetet i kushtueshëm thotë ai.

“Hidromorava” shumë shpejt pritet të zgjerojë aktivitetin e saj edhe në komunat Ranillug, Partesh, Kllokot e Artanë. “Tani kemi nevojë edhe për shtim të stafit” thotë ai.

Suliqi ka plane dhe projekte konkrete për qytetin e Gjilanit. Sipas tij së bashku me donacionet vendore dhe ndërkombëtare pritet të investohet nga CDI dhe Ministria e Zhvillimit ekonomik në rehabilitimin e zonave rurale. “Do të ketë rreh 3 milion euro investime dhe jemi në fazën e vlerësimit kurse MZHE i ka ndarë 200 mijë euro për nevojat e rrugës së Prishtinës” tha Suliqi./rajonipress/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here