Gjilan: Agdi Krasniqi dënohet me 14 vite burg

0
Gjykata Themelore e Gjilanit e ka dënuar me 14 vite burgim Agdi Krasniqin për shkak se më 16 korrik 2012 ka privuar nga jeta Gzim Demirin nga Kamenica.
Hasan Sadiku kryetar i trupit gjykues të premtën ka dënuar dhe shpallur fajtor Agdi Krasniqin për veprën penale “vrasje e rëndomtë” rast ky që ishte kthyer në rigjykim tha për rajonipress avokati mbrojtës i palës së dëmtuar Shemsedin Pira.

Gjykata Themelore në Gjilan, Departamenti i Krimeve të Rënda që është kryesuar nga gjykatësi Hasan Sadiku e ka dënuar dhe shpallur fajtor Agdi Krasniqin me 14 vite burgim.

Sipas aktakuzës Agdi Krasniqit dyshohet se më 16 korrik 2012 në afërsi të shtëpisë së Gani Demirit në Kamenicë me qëllim të privimit nga jeta e ka goditur dy herë me thikë në regjionin e gjoksit- në zemër dhe mushkëri duke i shkaktuar plagë therëse-shpuese si dhe tetë plagë tjera në regjionin e shpatullës së majtë në regjionin e supit të majtë si dhe në regjionin e muskulit deltoid tani të ndjerin Gzim Demiri nga Kamenica, ku nga këto plagë i njëjti ka ndërruar jetë në emergjencën e Gjilanit.

I akuzuari Agdi Krasniqi ka thënë në hetuesi se me datën kritike e ka goditur disa herë me brisk të ndjerin Gzim Demirin, por sipas tij këtë e ka bërë pasi që paraprakisht është sulmuar nga i njëjti.

Në hetuesi dhe para trupit gjykues kanë dëshmuar edhe dëshmitarët Nenad Vasiq, Fatmir Demiri, Besart Demiri , Besnik Demiri, Leutrim Demiri, Dardan Hajdini. ./rajonipress/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here