Gjilan: 8 veta shkuan të vjedhin një TV Plazma dhe një Llap-top

0

Në Gjilan janë arrestuar 8 persona pasi që për ata ekziston dyshimi i bazuar se kanë hyrë me forcë në shtëpinë e një qytetari dhe nga aty kanë vjedhur:  një TV plazma dhe një kompjuter Llap-Top. Policia e Kosovës ka bërë me dije sot se me urdhër të prokurorit janë bastisur dy shtëpi të dyshuarve me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar disa dëshmi që mund të përdoren si prova materiale. Dy të dyshuar pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt ndërsa të dyshuarit tjerë dërgohen në burg.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here