Gjest i madh: qytetari e dorëzon në Polici arin që e ka gjetur në Prishtinë

0

​Policia njofton se sot në stacionin policor Qendra në Prishtinë, një qytetar ka sjellë disa stoli ari të cilat i ka gjetur në rrugën “ Luan Haradinaj” në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Këto stoli kanë qenë të mbështjella me një facoletë dhe brenda ka pasur edhe një porosi për personin që i janë dedikuar.

“Ne lusim personin qe i ka humbur këto stoli ari apo edhe personin për të cilin janë dedikuar që të paraqitet në stacionin policor Qendra për t’i marrë ato”, thuhet në komunikatë të Policisë.

Kjo e fundit falënderon qytetarin i cili ka treguar gatishmërinë për t’i kthyer sendet e gjetura tek pronari i vërtetë si dhe vlerëson lart sjelljen e tij.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here