Gjësendet e Margaret Thatcher-it, u shitën për 4 milion euro

0

Janë shitur në ankand me shifra marramendëse reliket e Margaret Thatcher-it. 25 mijë stërlina u shit fustani i saj i martesës. Kutia e kuqe prej druri, ku ajo ishte betuar për herë të parë si kryeministre u shit 242 mijë sterlina.

Gjithashtu, janë shitur edhe 350 artikuj të tjerë që i përkisnin Thatcher-it. Shtëpia e ankandeve “Christies” ka përfshirë edhe bizhuteri, veshje, bileta, e autografe të lëshuara nga ish-kryeministrja që vdiq në vitin 2013.

Sipas medieve ndërkombëtare, të gjitha objektet e nxjerra në ankand kapën një shifër rreth 3 milionë sterlina, apo 4 milionë euro, domethënë 7 herë më shumë nga çmimet fillestare.

Objekti që u shit më shtrenjtë, ishte modeli i një shqiponje, simboli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që zonjës më të dashur të Britanisë së Madhe ia kishte dhuruar presidenti i SHBA-së, Ronald Reagan. Blerësi pagoi 266 mijë sterlina, ndërkohë që çmimi fillestar i saj ishte 8 mijë sterlina.

Po ashtu, dokumenti i shkruar nga ajo vetë, që ka të bëjë me një fjalim të vitit 1979, pasi ishte zgjedhur si gruaja e parë kryeministre, u shit 37 mijë sterlina.

Gjithashtu, letrat që i njëjti Reagan i kishte dërguar Thatcher-it, ishin shumë të kërkuara: ku në njërën prej tyre, ai e uronte për 11 vitet e saj në pushtet. Ajo u shit 25 mijë sterlina.

Një tjetër letër që kishte urimin për ditëlindje, u ble për 32 mijë. Organizatorëve të shtëpisë së ankandit, u erdhën oferta nga e gjithë bota, ku 200 objekte të tjera u shitën online.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here