Gjermania jep edhe 29.5 milionë euro për Kosovën

0

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka njoftuar sot se Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë ofron në dispozicion një shumë të re prej 29,5 milionë eurosh për vitin 2015 për Kosovën duke iu referuar negociatave qeveritare me Republikën e Kosovës të datës 22 maj 2015.

Projektet e bashkëpunimit financiar përmbajnë programe të energjisë, përmirësimit të sistemit të ngrohjes qendrore në Prishtinë dhe programe për trajtimin e ujërave të zeza dhe menaxhimin e mbeturinave.

Projektet e bashkëpunimit teknik përmbajnë programe në fushën e arsimit dhe përkrahjes së punësimit, menaxhimit të tokës dhe kadastrës, efiçiencës së energjisë, si dhe ngritjes së shërbimeve lokale të qëndrueshme dhe fondeve për studime dhe ekspertë.

Me një vëllim të deritanishëm prej mbi 450 milionë eurosh, Gjermania është njëri nga donatorët më të mëdhenj në fushën e bashkëpunimit zhvillimor me Kosovën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here