Gjermanët me protesta e ndaluan kthimin e kësaj familjeje shqiptare

0

Mediet gjermane kanë raportuar edhe gjatë ditës së sotme për protestën e zhvilluar në Calbe, qarku Salzland në Gjermani që parandaloi kthimin e një familjeje shqiptare në vendlindjen e tyre
Avni Xhafaj së bashku më bashkëshorten Jasminen dhe dy vajzat e tiij Melvinen dhe Noemen jetonin prej një viti në Calbe të qarkut Salzland të Gjermanisë. Jasmina Xhafaj është në pritje për t`u bërë nënë për të tretën herë. Ajo është në muajin e shtatë të shtatzënisë.
Të hënën në mëngjes ata kishin urdhrin për t`u dëbuar prej nga kishin ardhur, në Shqipëri. Por në përkrahje të kësaj familjeje dhe falë shtatzënisë së Jasminës, janë mbledhur mbi 20 protestues të cilët kanë bllokuar hyrjen e shtëpisë ku banonte familja shqiptare dhe kanë parandaluar zyrtarët që të deportonin familjen në Shqipëri.
Një nga organizatorët e protestës ishte Robert Fietzke i cili për mediet gjermane tha: “Ky është një rast dramatik. Nuk guxon një grua shtatzënë të ulet në aeroplan”, njofton “volksstimme.de”, transmeton “albinfo.ch”.
Vendet e rezervuara në aeroplanin në drejtim të Shqipërisë mbetën të lira. Ato kanë kushtuar shumë shtrenjtë: “Pagesat e fluturimeve të rezervuara për familjen Xhafaj tashmë janë të pakthyeshme”, shpjegon Alexandra Koch, zëdhënëse e qarkut Salzland.
Sipas një njoftimi për shtyp nga Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë, aplikuesit për azil nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë pothuajse asnjë shans për të fituar të drejtën e azilit. Kjo për shkak se në këto shtete nuk ka persekutim sistematik.
Për rastin e familjes shqiptare është i njoftuar edhe kryetari i Calbe, Sven Hause i cili ka thënë se nuk ka qenë në dijeni me rastin dhe familjen, por ai është zotuar se do t`i zbatojë të gjitha vendimet sipas ligjeve në fuqi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here