Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në biçikletë!

0

Një ditë para iniciativës “Tirana pa makina”, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, vazhdon të demonstrojë përmes fotografive se si mund ta kalojnë qytetarët ditën e nesërme.

Për t’i tërhequr sa më shumë vëmendjen të rinjve dhe për t’i dhënë një “arsye” më shumë për të pedaluar nesër në rrugët e Tiranës, Veliaj ka postuar një fotografi të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Veliaj postoi në llogaritë e tij në rrjetet sociale një foto të Monumentit të Skënderbeut, që gjendet pak metra larg zyrës së tij, të zbritur nga kali dhe të hipur në një biçikletë.

“Gjergji u bë gati për nesër, po ti? #22shtator (nesër), #22aktivitete nga 7 deri në #orën22 . #TiranaPaMakina #PedaloMeSkënderbeun”, shkruan Veliaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here