Gjeorgji: Alarm në Tbilis prej daljes në qytet të kafshëve të egra

0

Autoritetet në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilis, kanë shpallur gjendjen e alarmit pas konstatimit se kafshë të egra, si luanë, ujqër, arinj dhe tigra dolën nga kopshti Zoologjik për shkak të valës së motit të keq që ka përfshirë zonën dhe deri më tani u ka kushtuar jetën 12 personave.

Ndërkaq, asnjera prej vdekjeve nuk iu është dedikuar pranisë së lirë të kafshëve të egra. Por autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre derisa kafshët e lokalizohen dhe të kthehen përsëri në kopshtin zoologjik.

Sipas BBC, kafshët u arratisën pasi roja i tyre humbi jetën si pasojë e motit të keq.

Një hipopotam u gjet në një prej shesheve qendrore të Tbilisit (foto), ku ekspertët mundën ta nautralizonin duke e qëlluar me shigjeta që përmbanin lëndë anestezie.

Ende nuk dihet numri i saktë i kafshëve të egra që kanë marrë arratinë.

Situata në Tbilisi është tragjike. Rrugë dhe banesa janë shkatërruar, ndërsa mijëra njerëz u detyruan të lenë vatrat e tyre.

Sipas bashkisë së Tbilisit, rehabilitimi i dëmeve do të kushtojë të pakrtën 10 milionë dollarë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here