Gjenerali rus Andreï Kartapolov:Rusia nuk do t’i ndalë bombardimet në Siri,përkundrazi do t’i intensifikojë

0

Qarqet zyrtare të Moskës të shtunën kanë deklaruar se nga sulmet ajrore që Rusia ka ndërmarrë kundër caqeve të ISIS-it në Siri,me qindra xhihadistë po kërkojnë shpëtimin e jetëve të tyre duke ikur dhe duke kërkuar daljen nga Siria drejt vendeve evropiane.

“Ne kemi arritur që ta zvogëlojmë potencialin e xhihadistëve në pozicionet e tyre duke bërë që rreth 600 xhihadist të lëshojnë pozicionet e tyre s”,ka konfirmuar gjenerali i ushtrisë ruse Andreï Kartapolov.Sipas gjeneralit rus,këta xhihadistë po mundohen të lëshojnë Sirinë dhe t’ia mësyjnë vendeve të Evropës Perëndimore.-njofton AFP.

Që nga dita e mërkur,armata ruse ka ndërmarrë rreth 60 sulme me aeroplan ushtarak në caqet e militantëve të organizatës terroriste të Shtetit Islamik në Siri.

“Duke u bazuar nê suksesin e sulmeve të para që kemi ndërmarrë,ushtria jonë nuk ka ndërmend të ndalë sulmet në Siri,por përkundrazi t’i intesifikojë”-thotë gjenerali rus Andreï Kartapolov në komunikatën për shtyp.-transmeton portali shqip “ONLINE”.

Gjithnjë sipas komunikatës për shtyp,gjenerali rus citohet të ketë thënë se “amerikanët janë njoftuar që Rusia do të ndërmarrë sulmet ajrore kundër caqeve të terroristëve  dhe se janë amerikanët që na kanë dhënë informacionet se në zonat ku ne do të bombardonim ishin të banuara vetëm me xhihadistë të Shtetit Islamik”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here