Gjeneralët gjerman, dikur në istikame, tani në amfiteatro, në shërbim të Kosovës

0

Gjenerali Klaus Reinhardt i cili para 15 viteve kishte ardhur për të kthyer normalitetin në Kosovës si dhe për ti dhënë fund luftës dhe konflikteve etnike sot është anëtar i Këshillit të Kolegjin ISPE në Prishtinë. Ai gjithashtu është ligjërues i rregullt në studimet e Sigurisë, Bachelor dhe Master në Kolegjin ISPE.

Gjeneralët gjerman Klaus Reinhardt dhe Karl-Heinz Lather ndihmuan Kosovën në operacionet e NATO-s për stabilizimin dhe ndërtimin e institucioneve pas një lufte të gjatë dhe të pabarabartë që u përjetua në vitet 1998-1999. Në funksion të përfundimit të luftës, ata vendosën një mision politik dhe ushtarak në krye të 50 mijë ushtarëve nga 39 shtete të botës për të garantuar paqe, siguri dhe stabilitet në Kosovë.

Betejat e tyre për shtet-ndërtimin e Kosovës nuk janë ndalur as sot, megjithatë këtë herë jo me uniformë të forcave ushtarake, por si civilë: mësues, akademik të elitës intelektuale të Kosovës. Ata tani i shërbejnë shtetit të ri në një dimension tjetër, edukimin e brezave të rinj për të garantuar ardhmërinë e tyre.

Gjenerali Reinhardt në cilësinë e Anëtarit të Kwshillit dhe Ligjëruesit në Kolegjin ISPE, ishte i pranishëm në ceremoninë e tretë me rradhë të diplomimit të studentëve të gjeneratës së tretë të drejtimit Bachelor në Studime të Integruara Evropiane dhe Master në Integrime Evropiane, gjeneratës së dytë të drejtimit Studime të Sigurisë dhe gjeneratës së parë të drejtimit Ekonomik, studentë këta të cilët i përshëndeti Gjenerali dhe u dha këtë fjalim:

“Pas një prezence 15 vjeçare në Kosovë, qysh nga themelimi i tij, kam ndjekur me vëmendje reputacionin e Kolegjit ISPE, për çka edhe kam vendosur të jem pjesë e tij, në shërbim të edukimit sipëror të studentëve të rinj; të cilëve me kënaqësinë më të madhe u japim mundësinë të arrijnë një nivel evropian dhe konkurrues në fushën e përgatitjes së tyre akademike. Qëllimi im është që t’u ofrojmë këtyre të rinjve një mundësi për të qenë të suksesshëm në të ardhmen e tyre akademike në fushën e sigurisë. Kjo është një sfidë për t’u lavdëruar, të cilën unë e kam pranuar me kënaqësi të madhe. Kosova ka nevojë për arsim dhe edukim cilësor”.

Ai tha se në kohën e sfidave të mëdha në fushën e sigurisë, të rinjtë kosovar kanë mundësi të avancojnë njohuritë e tyre për ta garantuar stabilitetin e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Poashtu, edhe për Gjeneralin Karl-Heinz Lather, arsimi dhe studimi janë elemente shumë të rëndësishme. Ai thotë se dëshiron ta ndihmojnë Kosovën në edukimin e brezave të rinj, dhe për këtë me kënaqësi ka pranuar të mbajë ligjërata specifike në fushën e sigurisë dhe organizatave ndërkombëtare për studentët kosovar në Kolegjin ISPE.

“Dua të jap kontributin tim maksimal për ta ndihmuar rininë në rrugën për t’i bërë ata ekspertë të fushave të ndryshme, për t’i kualifikuar dhe për t’i edukuar ata sipas standardeve të njohura evropiane dhe ndërkombëtare; duke përgatitur kështu një rini të aftë për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të vendit të tyre. Më duhet të pranoj se jam shumë i kënaqur me përkushtimin e madh të studentëve kosovar për dije dhe avancim në karrierën e tyre”, është shprehur Gjeneral Lather, kryetar i Këshillit të Kolegjit ISPE.

Gjeneral Lather poashtu ka mundësuar zhvillimin dhe thellimin e një bashkëpunimi të ngushtë dhe tejet kreativ mes Universitetit të Heidelbergut dhe Kolegjit ISPE për implementimin e një programi te përbashkët një-semestral, ku studentë të Kolegjit ISPE dhe ata të Universitetit të Heidelbergut shkrihen në grup të përbashkët dhe zhvillojnë aktivitetet akademike mësimore së bashku për një semestër. Ky program i përbashkët është treguesi më real i niveleve të larta akademike të studentëve të Kolegjit ISPE dhe ekuivalencës së njohurive me institucionet më prestigjioze Evropiane. Prandaj, jo rastësisht konsiderohet si histori madhore e suksesit edhe nga vetë Gjenerali Lather, fakti që studentë të një institucioni relativisht të ri siç është Kolegji ISPE të studiojnë dhe debatojnë përkrah kolegëve të Universitetit të Heidelbergut, institucion ky me histori 625 vjeçare dhe reputacion global. Ky bashkëpunim i këtij lloji është i pari në Kosovë.

Indikator tjetër i zhvillimit të suksesshëm të Kolegjit ISPE është edhe bashkëpunimi i ngushtë 6 vjeçar me Universitetin e Bremenit në fusha të ndryshme akademike, siç janë shkëmbimi i stafit akademik dhe i studentëve, ku këtë muaj është përgatitur edhe dërgimi i grupit të studentëve pas një procesi strikt të përzgjedhjes që shënon edhe valën e 7-të dërgimit të studentëve të Kolegjit ISPE për të përfunduar një semestër në Universitetin e Bremenit, ne kuadër të marrëveshjes mbi shkëmbimin e studentëve.

Megjithatë, treguesi më i mirë i dijes dhe arritjeve që kanë shënuar studentët e Kolegjit ISPE janë njohjet dhe shpërblimet që i kanë fituar nga fondacione të shumta, dhe seleksionimit rigoroz të bursave të brendshme që shpërndahen nga institucioni ynë. Studentët e Kolegjit ISPE janë përfitues edhe të bursave të ekselencës të shpërndara nga Komisioni Evropian dhe jo vetëm. Një shembull tipik, por aspak i veçuar i kësaj trashëgimie të suksesit është edhe bursa e studentes Medina Gjakova nga DAAD për ndjekjen e studimeve Master në Universitetin e Bremenit, pas përfundimit me merita të studimeve Bachelor ne Kolegjin ISPE.

Studime Evropiane për të ardhme Evropiane

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here