Gjendet një trup i pajetë në lumin Ibër

0

Në orët e mbrëmjes të së martës është gjetur një trup i pajetë në lumin Ibër. Sipas burimeve të KosovaPressit, trupi është gjetur në vendin e quajtur “Simonida” në veri të Mitrovicës, por që ende nuk dihet identiteti i tij.

Sipas burimeve, trupin e kanë gjetur njësiti i zjarrfikësve të komunës së Zveçanit.

KosovaPress nuk ka mundur të marrë detaje në lidhje me këtë rast, as nga Policia as nga autoritetet e Zveçanit.

Mësohet se në gjashtë muajt e fundit në vendin ku dyshohet se ka rënë i riu 17 vjeçar S. Alushi nga Suhadolli kanë humbur edhe tre persona tjerë.

I riu Alushi javën që shkoi ka humbur pa gjurmë dhe dyshohet se është rrëmbyer nga ujërat e lumit Ibër, por pavarësisht kërkimeve të FSK-së ai ende nuk është gjetur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here