Gjendet adhuruesi i Messit me bluzë prej qeseje

0

Një javë më parë, fotoja e tij ishte në shumicën e rrjeteve sociale të botës. Djali që mbante veshur një qese plastike që i ngjante fanellës së futbollistit Leo Messi shfaqej me shpinë dhe fotoja bëri xhiron e botës në pak orë. Fansat e futbollistit u vunë në kërkim të djaloshit anonim, për t’i dhuruar atij një bluzë të vërtetë.

Një javë më pas, një televizion kurd e ka identifikuar adhuruesin e vogël të sulmuesit të Argjentinës. Ai quhet Homid dhe jeton në Dohuk të Kurdistanit. Fotoja me bluzën prej qeseje plastike është bërë dy vjet më parë.  Sot ai mban veshur një bluzë të vërtetë të ekipit të Barcelonës.

Sipas faqes “101 Greatgoals”, e cila ka përkthyer videon e televizionit kurd, babai i djalit lufton në radhët e peshmergasve, një grup që është angazhuar në luftë kundër Shtetit Islamik.

T8TxliGl

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here