Gjenden disa kilogramë eksploziv te xhamia në Drenas

0

Janë gjetur disa kilogramë eksplozivë tek xhamia në Drenas ku shërben mulla Osman Musliu.

Policia tashmë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.

Imami i xhamisë së Drenasit, Osman Musliu, është shprehur i tmerruar me gjetjen e eksplozivit në xhaminë në të cilën ai ligjëron.

Ai ka thënë për Klan Kosovën se në momentin kur është gjetur eksplozivi në xhami kishte edhe fëmijë.

“Zoti na shpëtoi nga ky tmerr, se patëm të vdesim të gjithë. Ata që kanë vendosur eksplozivin në xhami duket se kanë qenë profesionistë të njëmendët”, ka thënë Musliu, i cili pohoi se policia veç gjendet në vendin e ngjarjes dhe po shohin si të veprojnë më tutje.

“Për momentin jam duke dhënë deklaratë në polici në Drenas”, pohoi Osmani “policia është në xhami ende, dhe po marrin masa se si të veprohet me eksplozivin e gjetur. Në dhe përreth xhamisë ka pas njerëz, ka pasur edhe fëmijë”.

osman-2-645x380

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here