Gjatë zbritjes së aeroplanit hapet dera e emergjencës

0

Ishin nisur me disponim shumë të mirë nga aeroporti i Cyrihut me aeroplan për në Angli ku do të ndiqnin ndeshjen Manchester United – Vfl Wolfsburg. Por, diku 15 minuta para aterrimit pasagjerët e aeroplanit që fluturonte drejt qytetit në veriperëndim të Anglisë patën një përjetim të rëndë.

Dera e emergjencës papritur u hap ndërkohë që aeroplani ishte në ajër dhe kjo sigurisht që ka shkaktuar njëfarë paniku në mesin e udhëtarëve. Ata mund të shihnin jashtë përmes çarjes së shkaktuar por për fat nuk kishte ndonjë ndryshim sa i përket presionit të ajrit ose temperaturës, tregojnë pasagjerët për 20minuten.ch.

Ata kishin qëndruar në qetësi por një ndjenjë e pakëndshme sigurisht që ishte e pranishme. “Unë vërtet kam fluturuar shumë herë por diçka e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë më parë” thotë Marc për portalin. Edhe për stjuardesën ishte hera e parë që po ndodhte kjo gjë.

Një zëdhënëse e Helvetic Airways ka konfirmuar njoftimin. “Me rastin e uljes së LX390 është çliruar siguresa e një daljeje emergjente”. Por ajo ka thënë se hapja e plotë e derës ka ndodhur vetëm pas aterrimit.  “Mekanikët tanë janë duke e verifikuar rastin”.

Sidoqoftë rasti nuk ka ndikuar në rrjedhën e mëtejme të udhëtimit. Pasagjerët kanë zbritur si zakonisht dhe me kohë në Aeroportin e Mançesterit.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here