Gjatë vitit 2014 vlera e pasurisë së konfiskuar ishte rreth 700 mijë euro

0

Lëvizja FOL ka mbajtur sot debatin me temën: “Konfiskimi i pasurisë në Kosovë – puna një vjeçare e institucioneve”, në veçanti puna e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar apo Konfiskuar për vitin 2014. Kushtrim Palushi prezantoi Rrahim Ramën-drejtorin e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar apo Konfiskuar si pjesë e ciklit të debateve për ‘Konfiskimi i pasurisë në Kosovë – puna një vjeçare e instiutcioneve”, për sfidat ligjore në fushën e sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme. Rama tha se mandati i Agjencisë është që të bëj ekzekutimin e vendimeve të Gjykatave. “Gjatë vitit 2014 kemi marrë 76 urdhëresa nga Gjykatat ku 63 kanë qenë për sekuestrim dhe 13 prej tyre kanë qenë për konfiskim”, tha Rama. Sipas tij sfidë e Agjencionit mbetet organizimi i ankandeve, ngase për këtë kanë marrë kritika edhe nga Raporti i Progresit i Be-së. “Edhe në Raportin e Progresit kemi pas vërejtje që kemi mbajt vetëm 6 ankande, mirëpo ne duhet të presim vendimet e gjykatave për të vazhduar më tutje”, deklaroi Rama. Sipas tij, Vlera e pasurisë së sekuestruar brenda vitit 2014 ishte rreth 24 milion euro pasuri të sekuestruar dhe të ngrirë. Ndërkaq me vendim përfundimtar që do të thotë e pasuri e konfiskuar vlera e saj arrin deri ne 700 mijë euro”. tha Rama duke shtuar se në këtë pasuri ka raste edhe nga zyrtarë të lartë, deputetë, mirëpo për shkak të mos dëmtimit të hetimeve nuk mund të japin emra.
Sa i përket bashkëpunimit ndërinstitucional, Rama tha se viti i kaluar ka qenë një vit shumë i mirë sa i përket bashkëpunimit me institucionet tjera, ku edhe emërimi i Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimeve Ekonomike ka luajt një rol shumë të rëndësishëm në këtë drejtim, mirëpo duhet të ketë më shumë bashkëpunim sidomos me Prokurorinë dhe Gjykatat.
Ndërkaq sa i përket bazës ligjore në fuqi, ai tha se janë duke punuar në ndryshimet e ligjit aktual. “Jemi në fazën përfundimtare të amandamentimit të ligjit të cilin së shpejti do ta dërgojmë në qeveri për miratim”. Rama deklaroi se pasuria që e administron kjo Agjenci, shkon vetëm në Buxhetin e Republikës së Kosovës, mirëpo ka disa raste të caktuara kur Gjykata i jep të drejtë dëmshpërblimi palës së dëmtuar. Ai më tej sqaroj se duhet të bëhen dallimet mes sekuestrimit, ngrirjes dhe konfiskimit. “Sekuestrimi është përkohësisht deri në vendimin tjetër të gjykatës, pasuria e ngrirë është ajo kur pala nuk ka të drejtë që atë pasuri ta shfrytëzoj apo shes, ndërkaq me vendimin për konfiskim ajo pasuri ka të drejt të shitet dhe paratë të kalojnë në buxhetin e Kosovës. Rama tha se Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar apo Konfiskuar nuk administron pasurinë që sekuestrohet nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe Doganat e Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here