Gjatë 7 vjetëve të fundit, 799 aksidente fatale, me 900 të vdekur në Kosovë

0

Nga viti 2011 deri në fund të vitit 2017 në Republikën e Kosovës kanë ndodhur gjithsejtë 799 aksidente fatale komunikacioni, në të cilat ka patur 900 të vdekur, ka njoftuar Zyra për Informim e Policisë së Kosovës, për Portalin Online. Në vitin 2011 ka patur më së shumti aksidente fatale, 130 sosh kur edhe ka patur më së shumti të vdekur, 157 persona.  Asnjë vit, nga viti 2011 nuk ka patur më pak se 100 të vdekur në aksidente. Viti 2016 ka kaluar me më së paku aksidente fatale gjatë kësaj periudhe 7 vjeçare, 99 gjithsejtë, kur ka patur edhe më së paku të vdekur, 110 qytetarë./Portali Online/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here