Gjatë 24 orëve të fundit 37 fëmijë nën 10 vjeç të infektuar me Covid-19, në Kosovë

0

Shifra alarmante me raste pozitive to koronavirusit janë duke u shënuar ditëve të fundit në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar tetë vdekje dhe 2236 raste pozitive me COVID-19.

Ndërkohë vetëm gjatë 24 orëve të fundit, 37 fëmijë nën moshën 10 vjeç janë infektuar me koronavirus.

Ndërkohë shifra më e madhe e të infektuarve vazhdon të jetë mosha nga 20 deri në 29 vjeç, ku 569 është shifra e të infektuarve.

Nga nesër pritet të hyjnë në fuqi masat reja të miratuara nga qeveria.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here