Gjatë 24 orëshit të fundit 109 aksidente trafiku

0

Policia e Kosovës ka njoftuar sot paradite se si pasojë e reshjes së borës, pakujdesisë së shoferëve dhe për mungesë të pajisjeve dimërore, gjatë 24 orëshit të fundit në Kosovë kanë ndodhur 109 aksidente komunikacioni. Disa nga aksidentet e ndodhura kanë qenë zingjirore, ku përkohesisht kanë qenë rruget e mbyllura për shkak të aksidenteve. Kështu sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur te Stacioni policor Veriu – Prishtinë: Rr.Bledit –ku në një aksident ishin të përfshira tetë (8) vetura.

Tek Stacioni policor Qendra – Prishtine: Rr.Eqrem Qabej , Rr.Isa Kastrati dhe Rr.Gazmend Zajmi kanë qenë 3 aksidente ku ishin të përfshira pesëmbdhjetë (15) vetura.

Ndërkaq te Stacioni policor Jugu -Prishtinë: Rr.-B- kanë ndodhur 5 aksidente me nga dy vetura të përfshira (gjithesejt dhjetë vetura të përfshira), ndërkohë që në rrugën Eqrem Qabej ishin 2 aksidente ku ishin të përfshira njëmbdhjetë (11) vetura.

Policia e Kosovës duke iu referuar kushteve atmosferike si dhe numrit të lartë të aksidenteve (zingjirore), bën Apel tek të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik, që t’i respektojnë dispozitat ligjore, “të  ju përmbahen kushteve te rrugës dhe atyre atmosferike, të posedojnë pajisjet dimërore duke përfshirë edhe gomat e dimrit, në mënyrë që të parandalohen aksidentet dhe të ketë një siguri më të madhe në trafik.”

“Në të kundërtën Policia e Kosoves do të marr masa ligjore ndaj të gjithë shkelësve të ligjit”, ka tërhequr vërejtjen policia.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here