Gjatë 24 orëshit, 27 të arrestuar, 20 prej të cilëve janë liruar e 7 janë burgosur

0

Policia e Kosovës(PK)gjatë 24 orëve të fundit i ka arrestuar 27 persona të dyshuar për vepra të ndryshme kriminale, ka bërë me dije sot Zyra për Informim e PK-së. Sipas noftimit vetëm 7 nga këta të arrestuar janë burgosur ndërkaq 20 prej tyre janë liruar dhe lëndët kanë shkuar në procedurë të rregullt gjyqsore. Gjatë kësaj kohe sipas këtij njoftimi njësitet e trafikut të PK-së kanë shqiptuar 1 mijë e 21 gjoba në trafik për shoferët që i kanë shkelur rregullat e komunikacionit. Gjatë këtij 24 orëshi në territorin e Republikës së Kosovës kanë ndodhur 38 aksidente komunikacioni, nga të cilat 9 ishin aksidente me të lënduar, 29 pa të lënduar dhe fatbardhësisht asnjë aksident me të vdekur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here