Gjaku i rallë i australianit, shpëtoi jetën e 2 milionë fëmijëve

0

Ky është James Harrison, australiani 78 – vjeçar, i cili për 60 vite me rradhë ka shpëtuar jetën e mbi 2 milionë fëmijëve, të rrezikuar nga sëmundja e rezusit të gjakut.

Për 6 dekada me radhë, Harrison ka dhuruar gjak, një herë në 3 javë, për Shërbimin e Gjakut në Kryqin e Kuq Australian. Gjaku i tij përmban një lloj antitrupi të rrallë, që mbron fetusin me rezus pozitiv nga gjaku i nënës me rezus negativ.

Ndodh që gjatë shtatzanisë, gjaku i nënave të prodhojë antitrupa që në rastet më ekstreme rrezikojnë jetën e fëmijëve të tyre ende të palindur.

Sipas statistikave, mbi 17% e grave australiane janë të rrezikuara nga ky fenomen.

Ndaj dhe gjaku mrekullibërës i James Harrison përllogaritet të ketë ndihmuar cilësinë e shëndetit të mbi 2 milionë fëmijëve.

Harrison nisi dhuronte rregullisht gjak, menjëherë pasi një dhurues anonim, e ndihmoi atë vetë, në një situatë të vështirë gjatë një operacioni në mushkëri në moshën 14 – vjeçare.

Menjëherë më pas, duke vlerësuar mrekullinë e dhurimit të gjakut, Harrison vendos edhe ai të bëhet një dhurues i rregullt. Pikërisht në këtë kohë, mjekët zbuluan krejt rastësisht vetitë e rralla të gjakut të tij

Përpara se ky çrregullim, i quajtur rezus negativ, të diagnostifikohej, mijëra fëmijë vdisnin çdo vit. Ndërkohë që gjaku i dhuruar nga James Harrison ishte e vetmja zgjidhje.

Tv Klan

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here